KreuCelebrity

10 vite nga ndarja nga jeta e Leka Zogu 1; Elia Zaharia bën dedikimin emocionues për të, “Kujtimi yt është aq i gjallë”

Elia Zaharia prej vitesh është pjesë e familjes mbretërore. Ajo dhe Princi Leka janë prindër të një vajze, e cila erdhi në jetë rreth një vit më parë dhe e pagëzuan me emrin Geraldinë.

Si sot 10 vite më parë Mbreti Leka Zogu 1 u nda nga jeta, dhe Elia Zaharia e ka kujtuar ditën e sotme me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram.

Përkrah disa fotografive, Elia Zaharia ka bërë një dedikim emocionues për të, duke zbuluar se teksa luan me të bijën Geraldinë mendon se sa shumë dashuri do të kishte marrë ajo nga gjyshi i saj. “10 vite mall…Prezenca jote është kudo, kujtimi yt është aq i gjallë! Luaj me Geraldinën dhe mendoj sa dashuri do të të kishte dhënë! Në kolltukun ku uleshe ti bien çdo ditë rrezet e para të mëngjesit, e bashkë me to hyn edhe energjia jote pajtuese, qetësuese, harmonia që të rrethonte. Pak njerëz kam njohur që të kenë atë aureolë aq të shndritshme…”

Elia Zaharia ka zbuluar se me Mbretin Leka Zogu 1 ka patur një marrëdhënie shumë të mirë, dhe ka ndarë me ndjekësit e saj mallin që ndjen për bisedat që bënte me të, “Ndonjëherë të shoh në sytë e Lekit, siç e thërrisje ti me përkëdheli, e më ngjall gëzim e mall njëherësh. Ne u kuptuam menjëherë! Momentet kur më tregoje për jetën tënde, për Mbretëreshën Suzanë dhe dashurinë tuaj aq të fortë, më vijnë në mendje të plota, sikur të ishin dje…Më ka marrë malli të ta puth dorën…Faleminderit që pasi i mbylle sytë, erdhe e më qetësove në ëndërr! Unë e di brenda në zemër se je mirë, në përqafim të përjetshëm me mbretëreshën tënde…”, ka përfunduar ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF