KreuCelebrity

Papa Françesku emëron Arqipeshkvin e ri në Shqipëri!

Papa Françesku ka emëruar sot Arjan Dodaj si Arqipeshkv në krye të Arqidioqezës Metropolitane, Tiranë-Durrës.

Lajmi është bërë publik nga Kisha Katolike në Tiranë në një postim në mediat sociale. Don Arjan Dodaj do të zëvendësojë në këtë post, imzot George Frendo, i cili doli në pension.

Arqidioqeza Katolike Romake e Tiranë-Durrës është një kryepeshkopatë metropolitane latine në Shqipëri.

Selia peshkopale e saj katedrale është Katedrale e Shën Palit, në qytetin e Tiranës, ku ndodhet edhe Katedralja, Kisha e Zemrës së Shenjtë të Jezusit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF