Antonela dhe Arjola u përplasën ashpër në një debat që nisi për punët e shtëpisë dhe përfundoi me ofendime. Fërkimet e tyre tashmë janë të dukshme, dhe pas ngacmimeve nga Arbana, u mësua që paska dicka përtej shtëpisë së famshme, dhe kjo përfshin ish konkurentin e “Përputhen”, Atdheun.
Antonela mendon se pikërisht për shkak të tij, Arjola nuk e honeps, ndërsa aktorja këmbëngul se me të kanë 6 vite miqësi e aq!
Pak ditë më parë, ato u përplasën verbalisht me njëra-tjetrën.
Arjola madje e tërhoqi në një moment nga krahu e iu afrua në fytyrë, duke tensionuar situatën. “Pse po më afrohesh kështu?”, e pyeti Antonela dhe vazhduan të dyja të bërtasin.



















