KreuCelebrity

Po e merr malli për Fifin? Postimi i cuditshëm i Granitit!

Sa kohë ishin brenda Big Brother, rrëmbyen vëmendjen me marrëdhënien e tyre që ndonëse u duk se mund të shkonte drejt një lidhjeje, në fakt nuk rezultoi ashtu. Fifi dukej shumë e dhënë pas Granitit, ndonëse më vonë rrëfeu se ka patur pëlqim për të por ndoshta jo ndjenja të vërteta, ndërsa i vetë fliste për një histori dashurie në dukje të pambyllur jashtë.

Por edhe pse thoshte se i mungonte ajo vajzë, që kur doli nga BBV, nuk postoi më asgjë për të!

Ndërkohë, ish futbollisti shpërndau një video të kohës kur ishte ende brenda në shtëpi, për festën e Halloween.

Aty shihet duke kërcyer me Fifin që e “kafshon” në qafë e ai rrëzohet. “Po bie me të vërtetë”, janë fjalët që Cana ka shoqëruar videon ku shfaqet me Fifin, duke ngjallur dyshime se po i mungon këngëtarja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF