Kristi, djali i artistit të njohur Robert Aliaj, ka rrëmbyer vëmendjen e publikut shqiptar pasi është një nga fronistët e programit “Love Story 2”.
Edhe më interesant është fakti që ata babë e bir janë brenda të njëjtin format televiziv edhe pse me role të ndryshme.
Së fundmi Kristi ka publikuar në rrjetin e tij social Instagram, një fotografi ku ka ndarë me ndjekësit e tij një dhuratë që ka marrë nga i ati me rastin e 28 dhe 29 Nëntorit.
Bëhet fjalë për një unazë me një simbolikë të veçantë, “PAGANA është një klithmë për solidaritet, bashkim dhe unitet kombëtar”, ka theksuar Kristi ndër të tjera.
“PAGANA Unazë, Dhurata nga Robert Dragot për pavarësinë e dyzuar prej polarizimit dhe interesave politike shekullore të: 28 ? apo 29 Nëntorit ?
Udhëtimi i një simboli politeist? Apo i pafe? I lindur nga nderi, i përdhosur deri deri në rrezikun e gjunjëzimit.
Akoma dhe sot konfliktet politike imponojnë festimin e pavarësisë me të njëjtin simbol në dy data të ndryshme sipas oreksit dhe INTERESIT të secilës.
Ndërsa është e lehtë ta marrim si të mirëqenë këtë simbol të dashur, është e rëndësishme të kujtojmë se është një nga simbolet më të hershme dhe më të spikatura e përdorur ndër shekuj në luftën këmbëngulëse të kombit tonë për bashkim kombëtar, pavarësi dhe shpresë për të ardhmen.
Shqiponja me dy koka është një ndër shenjat më të lashtë që ka simbolizuar gjithmonë pushtetin.
Të qenit me dy koka është një tregues i të menduarit dualist.
Në të gjitha doktrinat dhe sistemet e besimit , çdo gjë në univers besohet të ketë një natyrë dualiste.
PAGANA simbolizon tragjizmin e përpjekjeve deri në shpërbërje të kombit tonë në kurthin historik të përçarjes dhe pabesisë.
PAGANA ESHTE KLITHME PER SOLIDARITET, BASHKIM DHE UNITET KOMBETAR”, ka shkruar ai.