KreuCelebrity

Humbi jetën si pasojë e betejës me kancer, ja çfarë bën Louis Vuttion në nder të stilistit të njohur

“Mbi këtë Tokë, në botën e modës, mes nesh… Virgil”, kështu quhej sfilata që Louis Vuttion organizoi më 30 nëntor.

Pas homazheve në “Fashion Awards 2021” dhe dedikimeve të shumta në rrjetet sociale, kujtimi i Virgil Abloh u nderua sërish me sfilatën më të fundit që shtëpia franceze e modës mbajti në Miami ‘in memoriam’.

Lajmi  trishtuar i vdekjes së Virgil Abloh, ish-drejtuesit kreativ në koleksioneve për meshkuj të Louis Vuitton dhe themeluesi i Off-White, ka ngjallur shumë trishtim sepse zbuloi të vërtetën e dy viteve më parë.

Ai deklaroi se do të hiqte dorë për ca kohë nga moda sepse po përballej me mbingarkesën nga stresi në punë, vendim që u pasua me shumë kundërshtime… por në të vërtetë ai kishte filluar betejën me kancerin, që e mbajti një sekret të plotë për dy vite.

Louis Vuitton e nderoi kujtimin e Virgil Abloh me sfilatën më të fundit të modës, të koleksionit për meshkuj pranverë-verë 2022.

Një statujë u ngrit në kohë rekord për vetëm dy ditë dhe, ku dronët në qiell shkruanin “Virgil was here”.

 

 

 

A post shared by Louis Vuitton (@louisvuitton)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF