Duke filluar nga 16 janari kush është 60 vjeç e sipër në Greqi do të paguaj çdo muaj 100 euro gjobë deri kur të vaksinohet.
Kjo është një prej masave drastike të shpallura këtë të martë nga kryeministri Qirjakos Micotaqis, sipas të cilit masa synon të nxisë vaksinimin e popullsisë sidomos tani që po qarkullon edhe varianti i ri Omicron.
Ndëshkime të rënda financiare deri në 7200 euro parashikon edhe Austria për të gjithë ata që nuk duan të vaksinohen. Ky vend është i pari në Europë që e ka bërë vaksinimin e detyrueshëm dhe si afat ka përcaktuar 1 shkurtin.
Rregullorja e re e qeverisë parashikon që kush e kalon këtë afat dhe nuk vaksinohet, do të gjobitet fillimisht me 3600 euro dhe nëse këmbëngul për të mos u vaksinuar, vlera e masës ndëshkuese i dyfishohet. Autoritetet e shohin vaksinimin e detyrueshëm si të vetëm zgjidhje të mbetur për të kapërcyer kuotën e rreth 70% të popullsisë ku ka mbetur ky proces.



















