Takimi i parë mes Deas dhe Albionit, i transmetuar mbrëmjen e kësaj të hënë në “Love Story 2”, u duk se kishte shkuar më së miri.
Gjatë takimit ata shkëmbyen edhe puthje në buzë, duke qenë të parët në këtë sezon të dytë të “Love Story”.
Këtë të martë në programin e përditshëm “Talk Love Story” është diskutuar pikërisht për këtë takim dhe ka qenë Albioni ai që ka dëshmuar se Dea nuk do të puthte asnjë njeri tjetër në takim, kjo pasi fronistja zgjodhi për takimin e radhës Andin.
Lidhur me këtë gjë Dea tha që nëse në takimet e radhës do ta ndjejë të puth dikë tjetër ajo është e gatshme ta bëjë.
Pjesë nga biseda në studio:
Daniela: M’u duk sikur i vinte keq për Andin ngaqë unë e “masakrova” deri diku Andin me shumë terma të ndryshëm.
Albioni: Unë jam shumë xheloz, por të shoh si do të sillet Dea në takim. Ajo nuk do të puthë asnjë tjetër dhe unë do të jem i pari dhe i fundit.
Eni: Si të duket pozicioni i fronistes pas komenteve, i parehatshëm?
Dea: Nuk i kisha ndjerë gjembat, tani po filloj të ndjej sikletin. Unë Andin nuk e zgjodha se më erdhi keq për të, por sepse Andi e meritonte që të kishte një takim me mua.
Daniela: Më pëqen shumë këmbëngulja jote Albion ndaj Deas.
Algerti: Këtu kemi ardhur për t’u njohur dhe kjo nuk do të pengojë askënd për t’u puthur apo mos t’u puthur.
Dea: Më vjen shumë keq, Albion, por nëse në një moment tjetër detyrimisht do të ndodhë një puthje, më fal. Çfarë problemi ka? Nëse unë e ndjej të puth dikë tjetër është krejtësisht normale.