Gjatë ditës së sotme aktorja dhe deputetja nga Kosova, Adriana Matoshi pritet t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e tumorit në tru.
Para se të futet në këtë operacion të rëndësishëm, të cilin ajo e cilësoi “si përballje mes jetës dhe vdekjes” në statusin e saj ku dha lajmin e trishtë se asaj i ishte rikthyer tumori, i dashuri i saj, Keith, ka bërë një postim prekës.
Keith ka publikuar një fotografi të Adrianës në Instastory krahas së cilës ka shkruar: “Zoti është me ty loqka jemi, shihemi së shpejti”.
Kujtojmë që statusin e bërë disa ditë më parë Adriana rrëfeu se i është rikthyer tumori në tru, nëntë vite pasi ajo e fitoi njëherë betejën me kancerin, teksa ishte edhe shtatzënë me fëmijën e katërt.