KreuCelebrity

Adriana Matoshi përfundon me sukses operacionin, partneri i saj: “Faleminderit Zot”

Aktorja e njohur Adriana Matoshi iu nënshtrua ditën e sotme një operacioni për heqjen e tumorit në tru, nga i cili ka dal me sukses.

Këtë lajm të mirë e ka dhënë partneri i saj në rrjetin e tij social Instagram, “Faleminderit Zot! Operacioni ishte i suksesshëm”.

Kujtojmë që Adriana Matoshi disa ditë më parë ndau vetë me ndjekësit e saj lajmin se ditën e sotme do t’i nënshtrohej një operacioni, pasi kanceri në tru iu rikthye pas 9 vitesh.

Adriana dha edhe një mesazh tepër me vlerë për të gjithë, duke i rikujtuar edhe njëherë njerëzve se në këtë jetë shëndeti është mbi gjithçka, duke theksuar, “Mos harroni me e dashtë veten edhe jetën.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF