KreuCelebrity

Pas operacionit të Adriana Matoshit, e bija prek me fjalët: “Ajo mundi dy herë tumorin. Cila është superfuqia jote?”

Aktorja e njohur Adriana Matoshi këtë të mërkurë iu nënshtrua një operacioni në tru pas diagnostikimit me kancer.

Fatmirësisht operacioni përfundoi me sukses, duke gëzuar në këtë mënyrë jo vetëm familjarët, por të gjithë shqiptarët që u bashkuan me dhimbjen e saj, pasi ajo ndau me ndjekësit lajmin e trishtë që kanceri ishte rikthyer në trupin e saj pas 9 vitesh.

 

Një ndër personat më të shtrenjtë të Adriana Matoshit, vajza e saj Kaona, ka reaguar pas operacionit. “Ajo mundi dy herë tumorin. Cila është superfuqia jote?” shkroi ajo përkrah një fotografie të së ëmës, duke e shprehur lumturinë në këtë mënyrë të veçantë.

Edhe partneri i Adrianës, futbollisti afrikan, Keith Groeneveld bëri një postim, ku shkruante, “Faleminderit Zotit, operacioni ishte i suksesshëm!”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF