“Love Story Talk” vijoi me debate mes fronistëve dhe kandidatëve që kërkojnë dashurinë, e teksa kanë nisur puthjet e para kanë filluar po kështu edhe xhelozitë. Djemtë nisën të hapen për eksperiencat e ndryshme që kanë pasur.
Kur përfundoi klipi prezantues i Albionit, Eni Shehu ia hodhi një ngacmim për rrëfimin në “Love Story” lidhur me një eksperiencë me të grua të martuar. Albioni sqaroi se ka qenë i lidhur për 7 muaj me një 35 vjeare të fejuar. “E njoha në palestër. U pëlqyem të dy dhe ndodhi. Ishte një eksperiencë e bukur për mua. Isha në dijeni që ajo kishte një lidhje, por unë isha 19 vjeç”, u shpreh ai.
Edhe Xhoni paskësaj tregoi se kishte pasur më herët një eksperiencë me një 45-vjeçare kur ai ishte ende 22 vjeç.
“Por ka qenë eksperienca më e bukur e jetës sime, sepse më ka mësuar shumë gjëra për jetën, as nuk dija të sillem me një femër… “ –u shpreh ai.