Për herë të parë, këngëtarja popullore Amarda Arkaxhiu ka rrëfyer detaje nga njohja me partnerin irlandez, duke zbuluar dhe se tashmë prej një viti i kanë dhënë fund martesës. Ajo tregoi tek “Rudina” se jetojnë në të njëjtin qytet për hir të djalit të tyre.
“Para 9 vitesh shkova për koncert dhe jemi njohur në Atlantic City, e kam takuar në kazino. Unë nuk luaja, por aty kishte edhe bar ku shkoja për qejf. Kur ai më ka parë, ka ngelur kështu: OMG”, tha ajo.
Më tej, u ndal te periudha e vështirë që ka kaluar nga divorci. “Në fakt ne kemi një vit që jemi divorcuar. Ka qenë një periudhë stresuese, nuk mund të them se jam e kënaqur se jam ndarë, ai ishte jeta ime dhe është akoma. Mundohemi që të kemi lidhje sa më të mirë për fëmijën. Divorcin e kërkoi ai. Pasuria ime është djali.
Ai është babai i fëmijës dhe miku im. Prindërit që tregohen egoistë është keq, duhet që fëmijës t’i japësh mbështetje dhe pse ne jemi ndarë duhet t’i themi se tregojmë respekt për njëri-tjetrin“, u shpreh Amarda.