KreuCelebrity

Daniela puthet sërish me Vilianin, Rei largohet nga programi

Një nga takimet që u transmetua këtë të hënë në “Love Story 2”, ishte ai mes Danielës dhe Vilianit, ku ky i fundit i rrëmbeu edhe një puthje fronistes.

Gjatë programit  “Love Story Talk” këtë të mërkurë Daniela ka vijuar me ‘provokimet’ e saj për djemtë pas puthjes me Vilianin. Teksa djemtë kanë thënë se ata do të iknin nga emisioni nëse ajo do të puthtë sërish Vilianin, Daniela ka bërë pikërisht këtë gjë.

“Unë jam aq e gatshme që t’ia kthej puthjen Vilianit tani dhe të gjithë të rrinë ulur, të shohin”, tha Daniela, e cila u çua dhe shkoi dhe puthi Vilianin.

Kjo puthje nuk është pëlqyer nga Rei, i cili menjëherë është larguar nga emisioni, dhe pavarësisht kësaj sërish fronistja tha se ajo nuk ndihet fajtore, pasi ende nuk është deklaruar për asnjë nga djemtë dhe mund të puthë dhe të takohet me kë të dojë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF