KreuCelebrity

Beatrix zbulon nëse është puthur me Donaldin brenda “Big Brother VIP”!

Donaldi dhe Beatrix ishin kryefjala e spektaklit të kësaj të marte, dhe pas tij banorët kanë filluar t’i ngacmojnë ata në lidhje me romancën që po krijohet mes tyre.

Ka qenë Sara dhe Beniada që kanë bërë Beatrixin të flasë në lidhje me situatën e krijuar me Donaldin, pasi gjatë spektaklit ajo dukej shumë në siklet.

Në bisedën me to ajo ka pranuar se ka qenë në siklet gjatë kohës që Semi ishte brenda shtëpisë së Big Brother VIP, e cila është shoqja e ngushtë Borës, dhe pas daljes së saj nga shtëpia ajo është çliruar.

Sara e pyeti Beatrix nëse është puthur me Donaldin dhe përgjigjja e saj ishte: “Jo”, duke shtuar se janë duke e shijuar momentin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF