KreuCelebrity

Në 40-vjetorin e lindjes, Britney Spears surprizohet nga partneri në më mënyrën më të bukur

Britney Spears feston sot 40-vjetorin e lindjes dhe i fejuari i saj, Sam Asghari e surprizoi në mënyrën më të bukur të mundshme.

Ai ndau në rrjetin e tij social Instagram momente nga shfaqja me fishekzjarre që organizoi për të surprizuar partneren e tij këtë mërkurë.

Shfaqja e fishekzjarrëve kishte një mori ngjyrash, duke përfshirë ari, të kuqe, blu, jeshile, vjollcë, duke shënuar ditëlindjen historike të artistes fituese të “Grammy”.

Super ylli i popit dhe aktori 27-vjeçar u shfaqën duke u puthur teksa ndodheshin në një avion privat. Britney dukej më e lumtur se kurrë në videot e publikuar nga Sam në Instagram, teksa i dhuroi asaj edhe një tortë në formë B për të festuar ditëlindjen e saj.

“Të quaj luaneshë sepse e admiroj forcën tënde të pamëshirshme, jam i frymëzuar nga zemra jote e bukur, festoj buzëqeshjen tënde që më ndriçon botën. Çdo ditë është ditëlindja jote mbretëresha ime. Gëzuar ditëlindjen e parë për gruan time”, shkroi ai.

 

 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF