Ben Blushi largohet nga Top Channel, pas katër vitesh si drejtori i Përgjithshëm i këtij televizioni.
Kanë qenë të shumta rastet për një largim të mundshëm të tij, edhe pse asnjëherë aludime nuk janë konfirmuar.
Ndërkohë sipas burimeve ditën e sotme kjo ka ndodhur vërtet dhe Ben Blushi do të largohet nga Top Channel, për shkak të përfundimit të kontratës.
Kujtojmë që më herët Ben Blushi ka qenë pjesë e politikës dhe nuk dihet nëse në vijim do të jetë pjesë e saj apo do të vijojë të jetë pjesë e medias.



















