Mpiksja e gjakut që shkaktohej pas injektimit të vaksinës AstraZeneca, edhe pse ndodh në raste shumë të rralla, krijoi shqetësim në mesin e qytetarëve.
Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur shkakun e mpiksjes së gjakut që ndodh pas injektimit të kësaj vaksine.
Një ekip nga Cardiff në Angli dhe SHBA kanë treguar në detaje se si një proteinë në gjak tërhiqet nga një kompenent i rëndësishëm i vaksinës, raporton BBC.
Sipas grupit të shkencëtarëve, që iu bashkua edhe një ekip nga vetë AstraZeneca, pas tërheqjes së proteinës nis një reaksion zinxhir që prek sistemin imunitar dhe më pas përfundon me mpiksjen e gjakut që shkakton edhe vdekjen e pacientit.



















