Protagonistët e “Love Story 2” çdo pasdite janë pjesë e programit “Talk Love Story”, ku kanë mundësi të njihen më shumë me njëri-tjetrin, por edhe të diskutojnë mbi situata të ndryshme të krijuara mes tyre.
Në programin e kësaj të enjte, Kristi ka ngritur një akuzë ndaj konkurrenteve që janë aty për të rrëmbyer zemrën e një prej fronsitëve.
Ai u shpreh se më shumë sinjale flirtimi ka marrë nga fronistet, konkretisht nga Dea sesa nga vajzat konkurrente.
Kjo deklaratë e djalit të Robertit është mbështetur dhe nga Xhoni, i cili e ka aprovuar atë që ka thënë ai.
Pjesë nga biseda:
Kristi: Unë po marr më shumë sinjale nga Dea se nga ju.
Eni: Çfarë sinjalesh të ka dhënë Dea?
Sellma: Kristi është një mashkull që i pëlqen vëmendja shumë, jashtë mase.
Xhoni: Bravo i qoftë se për këtë kemi ardhur.
Eni: Kleona, Kristi thotë se ju nuk po bëni asgjë për të ju rënë në sy.
Kleona: Ajo që tha Kristi besoj se është shumë e saktë, por nuk duhet të na përgjithësojë të gjithave sepse nga ana ime besoj i ka marrë sinjalet dhe nuk mund të thotë të gjitha vajzat.
Kristi: Nga ty kam marrë tepër, kam marrë aq shumë saqë u ndjeva si material.
Klaudia: Unë për veten time e kam bërë një hap.
Xhoni: Çfarë ke bërë?
Klaudia: Herën e parë të kam sjellë një ëmbëlsirë, apo jo, kjo është?
Kristi: E vetmja që më ka dhënë sinjale të qarta ka qenë Kleona, u ndjeva si material, si lodër.