Donaldi dhe Beatrix gjatë kësaj jave kanë qëndruar pranë dhe shumë afër me njëri-tjetrin.
Pasditen e kësaj të enjte “Vëllai i Madh” kërkoi nga banorët të organizonin një dasmë tradicionale jugore, ku ata vendosën që çifti që do të improvizonte Donaldi dhe Beatrix.
Beatrix u vesh me fustan nusërie, ndërsa Donaldi me kostumin e dhëndrit, ndërkohë që e ftuara speciale ishte këngëtarja e njohur Irini Qiriako.
Gjatë festës dyshja nuk i kursyen përqafimet, kërcimet, si dhe shkëmbyen disa puthje pasionante në buzë, duke rrëmbyer vëmendjen e banorëve dhe të gjithë publikut.