
Kristi nuk duroi dot më, por në puntatën e sotme te emisionit “Talk Love Story” në Tv Klan lëshoi një akuzë për konkurentet, duke thënë se më shumë sinjale flirtimi i kanë mbërritur nga fronistet, më saktë Dea, sesa nga ato. Xhoni shprehur dhe ai pakënaqësinë e tij, duke mbështetur plotësisht fjalët e Kristit.
Kristi: Unë po marr më shumë sinjale nga Dea se nga ju.
Eni: Çfarë sinjalesh të ka dhënë Dea?
Sellma: Kristi është një mashkull që i pëlqen vëmendja shumë, jashtë mase.
Xhoni: Bravo i qoftë se për këtë kemi ardhur.
Eni: Kleona, Kristi thotë se ju nuk po bëni asgjë për të ju rënë në sy.
Kleona: Ajo që tha Kristi besoj se është shumë e saktë, por nuk duhet të na përgjithësojë të gjithave sepse nga ana ime besoj i ka marrë sinjalet dhe nuk mund të thotë të gjitha vajzat.
Kristi: Nga ty kam marrë tepër, kam marrë aq shumë saqë u ndjeva si material.
Klaudia: Unë për veten time e kam bërë një hap.
Xhoni: Çfarë ke bërë?
Klaudia: Herën e parë të kam sjellë një ëmbëlsirë, apo jo, kjo është?
Kristi: E vetmja që më ka dhënë sinjale të qarta ka qenë Kleona, madje shume madje sa u ndjeva si material, si lodër.