KreuCelebrity

U operua nga tumori në tru, mikja e Adriana Matoshit tregon gjendjen e saj shëndetësore

Këtë të mërkurë aktorja e njohur, Adriana Matoshi, u operua pasi u diagnostikua me tumor në tru.

Pas përfundimit me sukses të operacionit të afërmit dhanë lajmin e mirë, dhe së fundmi një nga mikeshat e saj ka treguar se si është gjendja e saj sot, për të gjithë ata që janë shqetësuar për shëndetin e deputetes së Kosovës.

Ajo është shprehur se aktorja është mirë dhe ndodhet në gjumë, nën efektin e terapisë pas operacionit.

“Është mirë, në gjumë, nën efektin e terapisë pas ndërhyrjes. Po kujdesem për të gjatë gjithë kohës, së bashku me familjarët e saj”, është shprehur ajo për “KlanKosova”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF