Donald Veshaj mbrëmjen e kësaj të premte ka folur për lidhjen që ka pasur me Bora Zemanin dhe marrëdhënien e re me Beatrix Ramosajn.
Në dhomën e rrëfimit në “Big Brother VIP”, u shfaq një video me momentet me Borën brenda shtëpisë. Aktori i humorit tregoi se ai ka bërë çfarë ka ndjerë dhe se puthja apo varësja që i dhuroi për tre vjetorin Borës nuk ishin premtime, pasi janë shumë gjëra ende të pazgjidhura mes tyre. Veshaj tha se priste një shenjë nga moderatorja Bora Zemani, ashtu siç të gjithë të tjerët kanë marrë brenda shtëpisë nga njerëzit e tyre të dashur.
Ndërkohë Donald Veshaj tha se Beatrix Ramosajn dhe se pëlqimi për të ka nisur që ditën e parë që këngëtarja ka hyrë në shtëpi, por ai nuk donte t’ja pranonte vetes këtë gjë sepse mendonte për personin jashtë.
Ai pa një video në dhomën e rrëfimit, ku Bora ishte duke e pritur jashtë, dhe kjo e bëri aktorin të ndihej shumë keq, duke u shprehur se ndihet në faj.



















