Për 20 ditë me radhë, duke nisur nga sot, 3 dhjetor, Vodafone Albania do të japë me mijëra dhurata për klientët e saj. Mjafton vetëm të shkarkoni e të hyni në My vodafone dhe JUTH app, që të përfitoni nga surprizat e këtij fundvitit.
Është kjo një paketë dhuratash që Vodafone Albania ka zgjedhur të ofrojë për klientët e saj besnikë dhe të rinj, në 20 vjetorin e operimit të saj në Shqipëri.
Duke u futur në një nga aplikacionet e Vodafone, My Vodafone ose Juth app, klientët Vodafone do të kenë mundësinë të fitojnë dhurata të përditshme (kupona, VCoin, GB, minuta, SMS, etj.) si dhe të grumbullojnë bileta, të cilat do t’u sigurojnë pjesëmarrjen në shorteun e madh të datës 24 dhjetor.
Për të marrë dhuratën, klientët Vodafone duhet të klikojnë mbi ditën përkatëse në brendësi të funksionalitetit “20 vjet Vodafone” brenda aplikacionit My Vodafone. Duke klikuar mbi ditën, klientët do të njoftohen me një “mesazh” për dhuratën e ditës që mund të kenë fituar, si dhe për biletat që mund të kenë grumbulluar. Në momentin që mbledhin dhuratat e ditës, ata kanë mundësinë të blejnë edhe bileta shtesë për të rritur shancet e pjesëmarrjes në shorte.
Kështu, me rastin e 20 vjetorit, Vodafone Albania do të dhurojë në shorteun e madh dy makina elektrike Skoda Scala, 10 iphone 13 128GB, 10 Xiaomi Electronic Scooter, 100 Samsung Galaxy A12 (64GB Ëhite), 100 ora TCL MK30 Kids Ëatch, 150 aparate MLS Vista 4G, 500 ora Vodafone, 70 kufje Xiaomi Mi True Ëireless Earphones 2 Basic. Ndërkohë, 100 klientë do të përfitojnë planin tarifor Vodafone Unlimited për 1 vit, 300 klientë shërbimin e internetit fiks me shpejtësi 100 Mbps për 1 vit, si dhe do të dhurohen 680