Neda Balluku, ish-banorja e “Big Brother 4”, ishte ditën e sotme e ftuar në emisionin “Wake Up” për të komentuar ngjarjet më të fundit të “Big Brother VIP”.
Ajo komentoi puthjen mes Beatrix dhe Donaldit dhe theksoi se ata janë nxitur nga presioni, teksa shtoi se ndodhi shumë shpejt dhe do të penalizohen, “Të bëhesh çift është penalizmin. I përgjysmojnë shanset njëri-tjetrit. Asnjë çift nuk ka shkuar kurrë në finale, në histori. Ose Donaldi ose Beatrix do të shkojnë në finale”.
Neda u kthye pas në kohë dhe kujtoi historinë e saj të dashurisë me Ogrenin, dhe tha se ata nuk kishin hyrë në reality show për t’u bërë çift, teksa shtoi se puthjen e parë ata e dhanë pas 2 muaj e gjysmë brenda shtëpisë.
“Atë puthjen që dhamë, ne na është dashur diku te dy muaj e ca. Dhe të ishte në dorën tonë as nuk kishim për ta dhënë fare aty brenda, as për t’u dhënë fare kënaqësinë atyre që na bënin presion për ta dhënë.
Sepse bëhet njëfarë presioni, sepse shiko publiku tradicional e sheh ose për sherret e gallatat që bëhen ose çiftet. Por nga ana tjetër kur t’i po ndjen për herë të parë në jetën tënde për një njeri në atë formë, është e pamundur të shtysh veten se je në një kontekst televiziv. Mua kjo e fundit më doli në plan të dytë. Dhe kjo është një arsye se pse penalizohen personat që bëhen çift”, tha Neda.