Sukseset e këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa nuk kanë të ndalur.. Kënga e saj “Levitating” është renditur e para në top “Hot 100 Songs” për vitin 2021 në Billboard, renditje e bazuar në dëgjueshmëri dhe qëndrim vjetor në toplista.
Dua Lipa ndau lajmin e bukur me ndjekësit e saj në Instagram, duke publikuar disa fotografi të statistikave të publikuara nga Billboard.
“Uau, ‘Levitating’ është numër 1 në Billboard në “Hot 100 Songs” Faleminderit! E ndaj këtë moment me njerëzit që i dua aq shumë”, shkroi Dua Lipa në postim e lumtur pas këtij suksesi.
Kënga “Levitating” e këngëtares shqiptare pasohet nga “Save Your Tears” nga The Weeknd dhe Ariana Grande në vendin e dytë dhe “Blinding Lights” të The Weeknd në vendin e tretë.