Princi William dhe Kate Middleton janë një cift solid prej 15 vjetësh, ndaj për marrëdhëniet romantike të tij rrallëherë flitet publikisht. Megjithatë, biografi Christopher Andersen rrëfeu se fundi se përpara martesës me Kate, William ishte afruar shumë me dy femra të famshme.
Marrëdhënia e tyre megjjithatë ishte më tepër “virtuale”, me shkëmbim emailesh apo telefonatash.
Njëra prej tyre është Britney Spears. „Tentuan të ishin bashkë kur kanë qenë të rinj. Flisnin në telefon, por nuk di të jenë takuar fizikisht”, u shpreh ai.
Femra e dytë pas të cilës u dashurua princi ishte Lauren Bush, mbesa modele e ish presidentit, George H.W. Bush.
Asnjëra prej këtyre marrëdhënieve sidoqoftë nuk funksionoi, dhe William përfundoi i dashuruar me Kate, me të cilën u njoh në Universitetin eSt. Andrews.



















