Modelja Kejvina Kthella është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku nuk ngurroj t`i mbajë të përditësuar ndjekësit me detaje nga jeta e saj private. Por me postimin e fundit në Instagram, i hutoi fansat, që nuk dijnë tani se c`të mendojnë!
Në foto, ajo tregon një unazë martese në gisht me mbishkrimin “E martuar”, dhe një emoji që qesh.
Ndjekësit nuk dinë nëse bëhet fjalë për një shaka, apo vërtet modelja ka vendosur t`i japë fund beqarisë.
Majin e këtij viti u tha se Kejvina ishte në një lidhje të re dashurie, por edhe pse postoi një foto nga Dubai ku shiheshin me duat e bashkuara, ajo kishte zgjedhur ta mbante sekret identitetin e partnerit.



















