Kur Donaldi shprehu hapur pëlqimin e tij për Beatrix, Semi në shenjë proteste la studion e “Big Brother VIP” javën e kaluar, pa diskutuar përballë me aktorin.
Burime për “Pamfletin” tregojnë se në fakt, veprimet e Donaldit do ta kenë një çmim, pasi Bora dhe shoqja e saj e ngushtë do të “hakmerren” në “Për’puthen Prime”. Semi do të jetë e ftuara e radhës në emisionin ku Bora moderon dhe në këtë puntatë speciale do të flasin për tradhtinë e Donaldit ndaj Borës, për t’i treguar publikut sipas tyre ngjyrat e vërteta të Donaldit.
“Për’puthen Prime” zhvillohet të shtunën, dhe duhet pritur për të parë nëse është fjala për një plan “shpagimi”.
Edhe pse ishte puthur me Borën duke bërë kështu të mendohej që marrëdhënia e tyre mund të rindizej pa daljes nga shtëpia e famshme, Donaldi u shpreh së fundi se ajo që donte ishte një lidhje me Beatrix dhe nuk i dha moderatores asnjë shpjegim.



















