“Djali ynë Kyree Martini Savulescu, kulmi i dashurisë sonë, lindi dje në 2 dhjetor në 2021, në Dallas, Texas. Jemi me fat që kemi djalin tonë, me ndihmën e një gjesti të mrekullueshëm të një mbartëseje surrogate. Do i jemi përjetësisht mirënjohës gruas së mrekulleshme që mbajti djalin tonë. Zemrat rona janë plot dashuri dhe lumturi. Mirserdhe në botë Kyree”; me këtë mesazh të papritur në rrjetet sociale Angela Martini tregoi papritur se ajo dhe bashkëshorti janë bërë prindër për herë të parë.
Askush nuk e priste një gjë të tillë. Modelja e ka mbajtur sekret duket deri në momentin e fundit.
Angela vetë nuk shfaqi shenja të një shtatzanie të mundshme gjatë kësaj periudhe, por mesazhi i saj shpjegon dhe këtë fenomen: djali i ciftit ka ardhur në jetë falë një nëne bartëse.
Cifti nuk e fsheh gëzimin që po perjeton në këto momente, ndërsa ndjekësit nuk po marrin dot veten nga habia!



















