Një prej këngëtareve më të njohura britanike, Lily Allen, i shokoi fansat e saj me daljen e fundit publike, ku u shfaq tmerrësisht e dobësuar. Asaj praktikisht i dukeshin brinjët, shkruajnë mediat vendase.
Ndjekësit e Allen e kishin vënë re që në verë që kishte nisur të dobësohej, por tani sipas tyre, pamja e saj është krejtësisht e “pashëndetëshme”.
Lily vetë nuk i kushtoi vëmendje komenteve që vërshuan në rrjetet sociale.
“Kaq të dobët, s`të kisha parë kurrë. Kujdesu për veten”, i shkruante një ndjekës. Këngëtarja, nënaë e dy vajzave të vogla, ia ktheu duke i thënë se “ai nuk e kishte parë asnjëherë në fakt pa konsumuar alkool prej dy vitesh, para pirë cigare dhe pa bërë cdo ditë ushtrime fizike”.



















