Shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Big Brother VIP” këtë të premte iu bashkuan dy banorë të rinj.
Banori i parë që hyri brenda shtëpisë ishte Claudio. Ai është sërfist profesionist në Itali, aty edhe ku jeton.
Në klipin prezantues Claudio zbuloi se pasioni i tij më i madh është gatimi. Hyrja e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP” lidhet pikërisht me faktin se atij “nuk i pëlqejnë gjërat e lehta”.
Banorja e dytë që hyri në shtëpi ishte këngëtarja e njohur Big Mama e cila theksoi se do të sjellë një energji të re në shtëpi. Mes batutash ajo tha se me Sabianin (mikun e saj) do të bëhet çift në shtëpi, ndërsa me kundërshtarët tha se nuk do të replikojë me fjalë por me veprime.



















