KreuCelebrity

Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: “E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur”!

E veshur me të zeza, aktorja e njohur Roza Anagnosti kujtoi mes lotësh kolegen dhe miken e saj, Edi Luarasi e cila u nga jeta në moshën 81 vjecare.

“Artistja unike, yll, një gru e fortë, fisnike që përballoi furtuna në jetë është një grua që e nderon figurën e gruas shqiptare. Në këto momente nuk gjeja fjalë, kam bashkëpunuar me të në jetë, të gjithë e kanë dashur me shpirt, me sinqeritet dhe të them të drejtën e krahasova me Tringën e Gjergj Fishtës për gjithë ato vlera dhe rrugë të dhimbshme që kaloi”, tha Anagnosti.

Edi Luarasi debutoi në skenë në moshë fare të re, kur ishte 16 vjece. Në 1963 u diplomua si aktore dhe u emërua në Teatrin Popullor.

Pati një sërë rolesh të arrira, si Lena tek “Doktor Aleksi”, Cuca tek “Cuca e Maleve”, ndërsa nuk harrohet interpretimi I saj tek “Ngadhnjim mbi vdekjen”. Por karriera e saj mori një grusht të fortë pikërisht kur ishte në kulmin e saj për arsye politike të regjimit komunist, që e përndoqi për vite me radhë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF