Ka qenë e ngarkuar emocionalisht dita e djeshme për Beatrix dhe Donaldin, e pasj asaj situate, aktori u përfshi në një debat me Einxhel. Donaldi I tha asaj se nuk do të lejojë njeri të flasë keq për Borën, me të cilën sic pohoi, ka pasur një histori shumë të bukur dashurie dhe kërkon që kjo pjesë e jetës së tij, të mbetet e tillë.
Einxhel u përpoq t`I tregonte paskësaj se nuk po sulmon moderatoren, thjesht do të donte që Beatrix të mos ndihej keq nga rrethanat e krijuara.
Donald: Të paktën të keni pak respekt, shpirti nuk lejoj askënd të flas keq për të, as këtu as jashtë, sepse kam kaluar një histori shumë të bukur jashtë.
Einxhel: Po nuk po të flet askush keq!
Donald: Thjesht dua ta hedh pas o zemra, nuk e di, s’di ca të bëj e kupton?
Einxhel: Dua që kjo goca këtu në asnjë moment të mos vihet në këtë pozitë, unë realisht po i thoja këtyre që nëse do më kishin thirr, do ju thoja: “Më fal për çfarë më keni thirrur?”.



















