KreuCelebrity

Mahnit me pamjen Jennifer Lawrence, teksa shfaqet me barkun e rrumbullakosur

Jennifer Lawrence këtë të diel ka mahnitur me shfaqjen e saj në tapetin e kuq të premierës së filmit të saj “Don’t Look Up”.

Aktorja u shfaq me një fustan të gjatë ngjyrë ari në premierën e mbushur me yje në Nju-Jork, ku vëmendjen më të madhe e mori barku i saj i rrumbullakosur.

Jennifer Lawrence, e cila pozoi edhe me aktorin Leonardo DiCaprio në këtë event, kaloi në tapetin e kuq me një fustan nga Dior, ndërkohë që për të kompletuar pamjen e saj kishte zgjedhur bizhuteritë nga “Tiffany & Co”.

Fituesja e “Oscar”, e cila aktualisht është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Cooke Maroney , tha se është “mirënjohëse dhe e emocionuar” që do të bëhet nënë dhe dëshiron që fëmijën e saj ta mbajë larg syrit të publikut.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF