Atdheu, ka qenë i ftuar në “Fun Club” këtë të diel dhe tha se Donaldi është ende i dashuruar me Borën.
Më tej ai ka shtuar se nëse Donaldi lë lojën në këto momente duke hequr dorë nga çmimi i madh dhe çdo gjë tjetër aty brenda, ai dhe Bora do të lidhen prapë, sepse janë dy njerëz të dashuruar dhe para dashurisë askush nuk është i fortë.
“Duhet të dalë jashtë sa është më herët. Po doli jashtë shtëpisë dhe i la të gjitha për Borën do të lidhen prapë”, tha ai.
Teksa Anaidi ka shtuar se Donaldi nuk do të rrezikonte sepse Bora është femër shumë e fortë, Atdheu ka shtuar se përpara dashurisë asnjë femër s’është e fortë duke lënë të kuptohet se dyshja kanë një histori të vërtetë dashurie.



















