Pas ndërhyrjes kirurgjikale në kokë, gjendja e aktores së njohur dhe deputetes Adriana Matoshi është e mirë.
Së fundmi në një intervistë mikja e saj e ngushtë, Gentiana Bunjoshi, tha se nesër ose pasnesër ajo do të dalë nga spitali.
“Adriana është më mirë, ka filluar ta marrë veten dje dhe sot, nesër ose pasnesër lirohet nga spitali dhe do të jetë në regjim shtrati në shtëpi. Do të vazhdojë me terapinë derisa gjendja të përmirësohet komplet”, tha Bunjoshi për KlanKosova.
Kujtojmë që Adriana Matoshi ndau me ndjekësit e saj lajmin e trishtë se pas nëntë vitesh i është rikthyer tumori në kokë, dhe të mërkurën e kaluar iu nënshtrua operacionit, nga i cili doli me sukses.



















