KreuCelebrity

VIDEO/ Ndodh puthja që askush nuk e priste në “Love Story”!

Në fund të çdo mbrëmje të “Love Story”, fronistët zgjedhin të preferuarit e tyre për takimet e radhës.

Dea ka zgjedhur në takim Algertin, ndërsa Daniela bazuar në takimin e dhomës së kuqe gjatë “Talk Love Story” ka zgjedhur Bajronin për në takim.

Xhoni tregon se e ka patur shumë të vështirë për të zgjedhur këtë javë, por ai zgjodhi atë që i pëlqen, Anxhin.

Ndërsa Kristi ka zgjedhur mbretëreshën e “rock & roll” Lilin për një takim këtë javë. Dhe teksa i dhuroi trëndafilin, para se të mbyllej ceremonia e trëndafilave Kristi i dhuroi një puthje Lilit, duke e surprizuar dhe duke dalë jashtë çdo pritshmërie të saj.

Një moment shumë i bukur ky në “Love Story”, mbetet për t’u parë se ç’do të ndodh mes tyre gjatë takimit..

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF