KreuCelebrity

2 javë pas ndarjes nga jeta; bashkëshorti i Hueyda El Saied bën dedikimin prekës!

Një letër  në orët e vona në rrjetin social instagram shkruar nga partneri i Hueyda El Saied ka prekur thellë zemrat e ndejkësve. Një postim i gjatë që nis me mbishkrimin ‘nga Gabriel dhe Thierry’ në shenjë falenderimi për gjithë dashurinë dhe keqardhjen që shqiptarët kanë shprehur për humbjen e parakohshme të artistes.

 

 

A post shared by Hueyda El Saied Grosjean (@hueyda_artwork)

“Dhimbja është ende e pamatshme dhe trishtimi kaq i thellë, por unë dhe Gabriel duam t’ju falenderojmë për gjithë simpatinë e treguar dhe dallgët e dashurisë për Hueyda-n, dashurinë gjithpërfshirëse duke nisur që nga Tirana e saj e në të gjithë pjesët e tjera të botës. Faleminderit!

Hueyda u largua si një yll vezullues me kokën lart pas një lufte të egër! Ajo tregoi kurajo dhe forcë absolute pa u ankuar kurrë! Hueyda rrëmbeu admirimin e të gjithëve ne, por mbi të gjitha atë të dy fansave të më të mëdhenj në këtë luftë: Gabrielin dhe timen, dy dashuritë e saj.”- shkruan ndër të tjera partneri i artistes së ndjerë.

Hueyda El Sayed u nda nga jeta në moshë 46 vjeçare pas një beteje 1 vjeçare me kancerin e gjirit. Ajo la pas djalin 7 vjeçar Gabriel.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF