Adele, këngëtarja e njohur britanike, ka pranuar së fundmi se i mungon martesa dhe se është sërish e hapur ndaj saj.
“Unë jam patjetër e hapur për martesë përsëri. Ndjenja që kisha kur isha e martuar ishte ndjenja më e sigurt që kam pasur ndonjëherë në jetën time”, tha ajo teksa merrte pjesë në Sirius XM.
Duke folur për marrëdhëniet në çift, Adele zbuloi se gjërat tek ajo kanë ndryshuar me moshën. “Ka rëndësi që të uleni si dy të rritur e të flisni se si do t’i ndani jetët tuaja. Duhet të respektoni njëri-tjetrin qetësisht ose asgjë nuk do të zgjidhet”.
Kujtojmë që këngëtarja 33-vjeçare prej disa muajsh është në një lidhje dashurie me agjentin sportiv Rich Paul.



















