KreuCelebrity

Konkurentja godet Robertin tek “pika e dobët”: “Djali yt, si hu gardhi kur e ngacmojmë”!

Pati debate të forta në “Love Story”, dhe shkak u bë dhurata e Klaudias për dy fronistët, një arush me një zemër ‘Love’ në duar.

Opinionistët thanë se duhet të ketë më shumë joshje nga vajzat kundrejt djemve dhe se kjo nuk është dhurata e duhur për t`i fituar zemrën dikujt. Ardiola sakaq u hodh në sulm ndaj Robertit, duke përmendur Kristin.

“Ti duhet të shohësh djalin tënd që kur e ngacmoj në prapaskenë, rri si hu gardhi”, tha ajo pasi Roberti kishte ndërhyrë duke thënë se vajzat “nuk po shfaqin asnjë ndjenjë dhe rrinë aty si plastra, kot”. “ Duhet të rrezatoni. Juve duhet të joshni”, ishte komenti tij. Sellma gjithashtu e konfirmoi se Kristi nuk reagon në prapaskenë. “Vëmendjen duhet të marrim dhe nga djemtë, sepse Kristi për shembull ndryshon shumë kur nuk është këtu, rri në qetësi. Është ndryshe në prapaskenë,” tha ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF