KreuCelebrity

“Hueyda donte të jetonte, peng që nuk e takova në spital”, Arjan Konomi nuk mban lotët tek “Rudina”!

I dorëzuar përballë emocioneve, opinionisti Arjan Konomi rrëfeu tek Rudina miqësinë e tij të vjetër me Hueyda El Saied, vajzën e shumë talenteve, vajzën që e donin të gjithë, vajzën e fortë që nuk u dorëzua edhe e dinte tashmë fatin e saj, por deri në fund e ruajti buzëqeshjen.

Mikut i saj do të mbajë gjithmonë me vete një peng të madh, faktin që nuk shkoi ta takonte në spital. Por Arjani për këtë kishte një arsye të fortë. “Hueyda i kaloi dy muajt  e fundit në spital, “thotë ai, ku bëri ekspozita me 60 piktura e i mbante të motivuara pacientet  e tjera.Opinionisti rrëfen e kishte të vështirë ta takonte në atë gjendje, por sërish donte të shkonte ta shihte, vetëm se ajo i thoshte: “Nuk lejohet për shkak të Covid”!

Teksa rrëfente më tej njohjen e tyre dhe jetën e vështirë të saj, Arjani nuk I mbajti dot lotët.

“Të gjithë e donin, ishte mikesha e të gjithëve. Kishte një histori familjare tepër të vështirë; ishte rritur me nënë, gjyshe, teze- një familje të voël që I dha shumë dashuri, por babain nuk e njohu sa ishte e vogël, e njohu në moshë të madhe. Nuk kishte as kushërinj, as të afërt, as të largët. Në një lloj mënyre, më konsideronte si vëllain e saj, edhe djalit I thoshte: “Erdhi daja, është daja yt”! Ka jetuar një jetë jo të thjeshtë derisa arriti të bëhej një personazh publik dhe e suksesshme”, rrëfeu ai. Më tej tregoi se që kur u njohën u bënë miq të mirë.

“Gjithë kohes edhe pse vendndodhjet na ndanin, ishte vetëm distancë fizike. Ishim shoqëri shumë e mirë, Huyeda na mësoi modën e festiae ne shtepi qe e solli nga Parisi, me shumë verë, pastaj shkonim të gjithë në lokale. “Ajo kishte dëshirë të madhe për të jetuar”, u shpreh Arjani, ndersa edhe vete Rudina u perlot ne mjaft raste.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF