Moderatorja Alketa Vejsiu dhe opinionisti Robert Aliaj janë përplasur mbrëmjen e kësaj të hëne në “Love Story”.
Debati mes tyre ka nisur pasi Roberti quajti një nga fronistet Danielën “gore” dhe mori menjëherë reagimin e Alketës, e cila e paralajmëroi se s’mund të flasë kështu ndaj një vajze. Roberti vazhdoi ndërsa Alketa e nxehur e ndërpreu debatin, duke dhënë publicitet.
Reagimi i Robertit ndaj Danielës erdhi pasi fronistja pati një komunikim jo të përshtatshëm me Rein dhe Frankon, duke i quajtur ata “të trashë dhe injorant”, dhe vijonte të mbajte qëndrimin e saj pavarësisht vërejtjeve që ju bën.
Diskutimi në studio:
Roberti: Po del një gore, po del gore.
Alketa: Ooo të lutem Robert, boll
Roberti: Po të lutem tani, mos na tregoni…
Alketa: Mos e banalizoni tani.
Roberti: E di çfarë është etika e komunikimit, argumenti që ne themi.
Alketa: Po argumentin zgjidhe me fjalët e duhura, jo me fjalët që i thua një vajze. Nuk mund t’ja thuash atë fjalë një vajze.
Roberti: Mos e banalizo.
Alketa: E banalizove ti. Publicitet.



















