KreuCelebrity

“Nuk jam e fiksuar pas pamjes dhe moshës”, Monika Bellucci flet për plakjen

Ylli italian Monica Bellucci është në kopertinën e fundit të “The Sunday Times Style”, ku ndër të tjera në intervistën e dhënë foli edhe për plakjen, ruajtjen e pamjes së saj dhe pranimin e moshës së saj.

 

Monica Bellucci, 57 vjeçe, nuk ka frikë nga plakja, përkundrazi, tha se e pranon këtë proces të pashmangshëm. “Ka kaq shumë gra që ndihen të lira të plaken në një mënyrë tjetër”, tha Bellucci gjatë intervistës për revistën Sunday Times Style.

 

Bellucci i shmang stërvitjet rigoroze dhe dietat strikte, në vend të kësaj preferon verën dhe makaronat. Megjithatë, ajo merr mjaftueshëm ushtrime dhe dieta kur i duhet të punojë.

 

“Unë nuk jam e fiksuar. Unë kam qenë gjithmonë një grua me forma, kurrë kaq e dobët, kjo është natyra ime. Dhe unë dua të plakem në mënyrë paqësore”, tha ajo, teksa shtoi, “Kur je 50 ose 60 vjeç nuk ke të njëjtat nevoja si kur je 20. Ndryshon, si kur hyn fëmija në dhomë, sheh që gjëja e parë është ajo. Ne vijmë në vendin e dytë. Kjo na jep një këndvështrim tjetër”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF