Këtë të hënë u zbuluan emrat e prezantuesve të Festivalit të Këngës, i cili do të mbahet më 27, 28, 29 dhjetor. Bëhet fjalë për Jonida Maliqi, Xhemi Shehu, Isli Islami, Klevi Kadilli dhe Ardit Gjebrea.
Së fundmi Ardit Gjebrea ka reaguar në rrjetin e saj social Instagram lidhur me pjesëmarrjen e tij në Festivalin e Këngës, ku është shprehur entuziast që do të jetë dëshmitar i një historie.
“’Më shumë se prezantues, do të jem dëshmitar i një historie të cilën do ta përshkojmë me disa nga emrat më të spikatur, gdhendur në kujtesën dhe dashurinë e publikut”, ka shkruar ai, teksa ka zbuluar se do të jetë vetëm natën e dytë të Festivalit.
Postimi i plotë:
“Ky është viti i 60-të për Festivalin e Këngës në RTSH.
Unë do të jem prezantues i ftuar në natën e dytë dhe do të jem në skenë me:
@xhemishehu_ @jonidamaliqi
@isli_islami @kelvikadilli
të cilët do të prezantojnë të 3 netët e Festivalit.
Më shumë se prezantues, do të jem dëshmitar i një historie të cilën do ta përshkojmë me disa nga emrat më të spikatur, gdhendur në kujtesën dhe dashurinë e publikut.
Unë vetë, raportin me Festivalin e kam jetuar në 3 dimensione:
1. Kantautor: “Jon” “I thuaj Jo” “Eja”
2. Kompozitor: Irma Libohova dhe Frederik Ndoci, Rovena Dilo, Mariza Ikonomi, Ëest Side Family si dhe me Juliana Pasha deri në Eurovizion 2010.
3. Prezantues në 1996 dhe pasfestival 1997
Ishte viti i 30të kur këndova Këngën “Jon” – një këngë e cila ndau në mes dy epoka dhe ndan mes edhe historinë e 60 viteve. Dhe unë do jem në mes të Festivalit, në natën e dytë!
Rikthehem me shumë dëshirë për të përcjellë dashuri, nostalgji dhe muzikën që na ka shoqëruar gjithë jetën”, ka shkuar ai.



















