Një mësues zëvendësues është shkarkuar nga puna në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi është xhiruar duke kënduar në klasë një këngë të Britney Spears.
Mësuesi shihej teksa këndonte hitin e famshëm të yllit të muzikës pop, “Toxic” para klasës.
Një nxënës regjistroi një video të performancës, për të cilën mësuesi u përball me masa disiplinore. Drejtuesit e shkollës e hoqën menjëherë nga puna për mosrespektim të rregullave të institucionit.
Babai i djalit që regjistroi videon u shpreh se incidenti ishte vërtet i çuditshëm, por shtoi se shkolla e trajtoi atë në mënyrë korrekte, “Ne ishim pak të mërzitur që një mësues zëvendësues nuk po kujdesej për mësimin, por thjesht po bënte diçka për veten e tij”.
OH MY GOD pic.twitter.com/6XAN27uPqW
— opossum in a cowboy hat (Taylor’s Version) (@ManderLemon) December 6, 2021



















