Mbrëmjen e sotme do të futet në shtëpinë e “Big Brother VIP” Romeo Veshaj, i cili do të jetë në vend të Donaldit.
Ky lajm është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Big Brother në përmbledhjen që ka publikuar për spektaklin e sotëm. Prej kohësh përflitej se aktori i humorit do të hynte brenda shtëpisë së famshme, por a do ta kuptojnë banorët se në fakt bëhet fjalë për vëllain binjak të Donaldit?
Mbetet për t’u parë gjatë spektaklit të sotëm se si çfarë do të ndodhë dhe a do të ketë një takim mes Romeos dhe Donaldit..
Kujtojmë që për Donaldin ka qenë një javë e vështirë pas kritikave të shumta me të cilat u përball për shkak të lidhjes që ka krijuar me Beatrix Ramosaj. Fansat e tij janë zhgënjyer pasi pati premtuar se do të sqaronte raportin me Bora Zemanin pasi të dilte jashtë programit.



















