Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një ceremonie shtetërore ka nderuar me urdhrin e lartë “Shote Galica” xhudisten Majlinda Kelmendi.
Xhudistja kosovare ka zgjedhur të heq dorë zyrtarisht nga ky sport, nga i cili na bëri krenarë të gjithëve me karrierën e saj të suksesshme ku fitoi dhjetëra medalje në kompeticione të rëndësishme europiane dhe botërore.
Kelmendi konsiderohet gjerësisht si një nga garueset më të mëdha të xhudos dhe sportit në Kosovë dhe më gjerë.
Kujtojmë që përveç medaljes së artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, ajo u shpall dy herë kampione e botës dhe katër herë kampione e Europës. Përgjatë karrierës, Kelmendi po ashtu fitoi katër herë titullin më garën e famshme të Grand Slamit të Parisit dhe u shpall xhudistja më e mirë në botë në vitin 2017.



















