KreuCelebrity

“Arsyeja pse zgjohem çdo mëngjes”, Aurela realizon ëndrrën e së bijës në 5-vjetorin e saj të lindjes

Në familjen e Aurela Gaçe këtë të martë ka patur festë, pasi e vogla e shtëpisë ka mbushur 5 vjeçe.

Këngëtarja organizoi një surprizë shumë të bukur për të bijën, teksa realizoi një fashion show për Abin në këtë ditë të shënuar për të, duke zbuluar në këtë mënyrë se ajo dëshiron të bëhet një modele.

“Dashuria e mamës, e vogla ime, sot 5 vjeç. Ka ëndërr të bëhet modele (sot për sot) kështu qē i organizuam një “Fashion Show by Abi”. Jeta ime. Çdo ditë e shtatzënisë ishte me probleme, me dhimbje, me probleme, por, do ta kisha përsëritur çdo ditë përsëri e përsëri, sepse ardhja jote në jetën e familjes tonë, është si diell, si ajër.

Të voglën e kemi prototipe. Na fal shumë kaq shumë dashuri, zihet me motrën, pajtohet, zihet, pajtohet. Zot, faleminderit për dy jetë që më fale. Grace dhe Abi. Arsyeja pse zgjohem çdo mëngjes” , ka shkruar mes emocionesh Aurela.

 

 

A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF