KreuCelebrity

“Kam dashur aprovimin tënd”, ja çfarë këshille mori Donaldi nga vëllai binjak

Pas një jave të vështirë për Donald Veshajn për shkak të raportit të krijuar mes tij, Bora Zemanit dhe Beatriks Ramosajt, këtë të martë gjatë spektaklit ‘live’ ai ka përjetuar emocione të bukura.

Vëllai i tij binjak ka hyrë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, dhe mes lotëve dhe përqafimeve, Romeo i dha dhe një këshillë Donaldit që ai të bëjë atë që do.

A ishte kjo dëshira jote? Bëj atë që mendon ti. Unë i kam zgjidhur të gjitha hallet. Kështu që bëj ça mendon ti. Je shumë i fortë. Ngulite në kokë”, i tha Romeo, teksa Donaldi shtoi se ka dashur aprovimin e tij, nëse ka vepruar mirë apo jo në situata të caktuara me të cilat ai është përballur.

“Edhe pse tentuan të të vinin me shpatulla pas murit, t’i u tregove burrë”, theksoi Romeo, duke i dhënë kurajë për të vazhduar lojën siç ai dëshiron.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF